Tregimet që po botohen të përkthyera në gjuhën shqipe "Si janë rritur
binjakët", të autorit Milutin Gjuriçkoviq, sjellin një humor të lehtë,
me shpoti të kapshme dhe mjaft tërheqëse për lexuesin në përgjithësi,
ndonëse u janë dedikuar moshave të reja. Autori me përvojën e tij
krijuese, ka ditur mirë ta zbërthejë gjuhën e humorit, duke e vendosur
skenën në një familje, prej nga e krijon melodramën rrëfimtare për ta
kapur mirë lexuesi, pasi ai me mjeshtri i vë në komunikim personazhet me
ngjarjet duke e transmetuar kohën, mentalitetin dhe vizionin. Që të
tria, këto janë determinues të zhvillimit të një shoqërie, për edukim
dhe premtim. Është lindja, rrita dhe formësimi i njeriut që e krijojnë
kategorinë e asaj gjenerate për ta formësuar ardhmërinë prej nga
krijohet mentaliteti që mund të lë gjurmë për kohë të gjatë. Prof. Dr.
Jeton Kelmendi