POEZI QË LEXOHET LEHTË, POR NUK SHLYHET NGA KUJTESA Poezia më e re e
Lulëzim Tafës, i cili rreth njëzet e sa vjet më parë botoi librin e vet
të parë, është refleks i kohës në të cilën jetojmë. Temat, motivet,
idetë, figurat, fjalori poetik, gjithçka, mban ngjyrën e kësaj kohe. Nuk
është çudi, prandaj, që në tekstin e saj shfaqen shpesh fjalë e shprehje
të zhargonit të përditshëm, herë-herë edhe në anglisht, kurse celulari,
interneti dhe mjetet e tjera teknike të kohës sonë dalin në vargje
thuajse po aq sa edhe njeriu. Mirëpo, subjekti lirik i kësaj poezie, Uni
i saj, është njëkohësisht njeriu i kësaj toke, i këtij nënqielli, çka do
të thotë se ai ka tipare të forta lokale. Bota dhe karakteri i tij, edhe
kur duken disi të largëta, burojnë nga mjedisi ynë. Prof. Dr. Agim Vinca