Poema për Natashen është një himn për dashurinë, është një himn për
dhimbjen që shkakton humbja e së bukurës, e së dashurës. E veçanta dhe
më e rëndësishmja e tërë kësaj është se këto përjetime, përmes poezisë,
si gjuhë universale e shpirtit, shpërndahet te të gjithë, si të thuash,
poeti i unifikon të gjithë ata që e lexojnë këtë poezi, i bënë
bashkëvuajtës, pjesëmarrës të kësaj drame njerëzore, të kësaj cope jete,
të mbushur me dashuri e me ngohtësi njerëzore së pari, e, më pastaj
pjesëmarrës të vuajtjes që shkakton humbja e asaj që është e bukur, dhe
e dashur. Këtu është fuqia e artit poetik. Nga një përjetim individual,
kalon te e përgjithshmja, kalon te gjithesecili prej nesh. Secili prej
nesh gjen dicka nga vetja aty. Edhe dashuri, edhe dhimbje. Thënë shkurt
e gjenë jeten e vet. Dr. Bujar Tafa