Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e
motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga
përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe
poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është
krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej
formave të mundshme të leximit e të interpretimit. Poeti Jeton Kelmendi
mpleks në një, dëshirat e veta me të atdheut. Në ndonjë poezi ma
përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin,
respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedanterinë e
fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala
e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të
bukurën estetike: Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me
ato biografike të atdheut. Metaforat e tij janë tepër artistike, këtu e
ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive. Prof. Dr.
Xhavit Aliçkaj kritik letrar