Prof. dr. Xhemil Bytyçi ishte për shumë vjet pedagog i rregullt i
Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me gradën më të
lartë - profesor ordinar dhe është njëri ndër urologët më të njohur të
Kosovës. Është i frytshëm në punën pedagogjike, shkencore e klinike. Ka
marrë pjesë në shumë kongrese, seminare e simpoziume shkencore të
karakterit kombëtar e ndërkombëtar në fushën e mjekësisë. Ka të botuar
mbi 110 artikuj, studime e punime në revistat e specializuara
profesionale nga fusha e urologjisë dhe e kirurgjisë.