Në Kosovë TEC-et çdo vit krijojnë rreth 1.5 Mt hi fluturues (Hi TEC-i)
dhe fundërrues. Sektori i ndërtimit në vit konsumon rreth 1 Mt çimento.
Nga prodhimi i kësaj sasie të çimentos emetohet rreth 1 Mt CO2. Këtu
është studiuar përdorimi i Hirit të TEC-it në beton si zëvendësues i
çimentos dhe zvogëlimi indirekt i emetimit të CO2 nga prodhimi i
çimentos. Shtimi i sasisë maksimale të hirit në beton është caktuar nga
testimet e vetive të betoneve me sasi të ndryshme të hirit. Testimet për
veti të ndryshme fiziko-mekanike dhe parametra tjerë janë kryer në
kampione të betonit të njomë dhe të ngurtësuar. Shkalla rrezikut
radioaktiv nga shtimi i hirit të TEC-it, përkatësisht aktiviteti i
përqendrimit i radionukleideve natyrore 40K, 226Ra dhe 232Th është kryer
me spektrometrinë me rreze gama (HPGe). Matja e përqendrimeve,
llogaritjet e dozës së absorbimit dhe indeksit të përqendrimit të
aktivitetit treguan se këto betonet me Hi TEC-i nuk paraqesin rrezik
radioaktiv. Zëvendësimi deri 30% i çimentos me Hi TEC-i në mënyrë
eksperimentale u dëshmua si sasia maksimale optimale. Impakti mjedisor:
zvogëlim indirekt i 300,000 t CO2 dhe shfrytëzimi i 300,000 t i mbetjes
industriale.